Mijëra qytetarë vërshojnë sërish në rrugët e Parisit, përplasje fizike me policinë

Mijëra qytetarë vërshojnë sërish në rrugët e Parisit, përplasje fizike me policinë

Foto ilustruese

Mijëra qytetarë protestuan në Paris të Shtunën për të denoncuar dhunën e policisë dhe kundër projektligjit të ri të sigurisë, për të cilat demonstruesit thonë se do të shtypë liritë civile. Ndërkohë që policia u detyrua të hidhte gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit pasi ata hodhën fishekzjarrë në drejtim të tyre. Disa nga të rinjtë kryen edhe akte të shumta vandale dhe pati përplasje fizike me policinë.

Në përgjigje të ankesave të qytetarëve disa ditë më parë mazhoranca deklaroi se do ta rishikonte një pjesë të projekt-ligjit të sigurisë, megjithatë kjo nuk duket se i ndaloi qytetarët të protestojnë.

Protestuesit marshuan nëpër kryeqytetin francez duke tundur parulla  në duar "Franca, toka e të drejtave të policisë" dhe "Tërheqja e ligjit të sigurisë".

Rrahja e një producenti me ngjyrë Michel Zecler, nga disa oficerë policie në fund të nëntorit nxiti ndjeshëm zemërimin e publikut.  Kritikët kishin thënë që projektligji origjinal do ta bënte më të vështirë mbajtjen e përgjegjësisë nga policia në një vend ku disa grupe të të drejtave pretendojnë racizëm sistematik brenda agjencive të zbatimit të ligjit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK