/ATSH-AFP/ - Me mijëra Rumunë dolën në rrugë sot, dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, për të kërkuar një votë të lirë dhe dorëheqjen e kryeministrit Victor Ponta, favorit i zgjedhjeve.
"Unë kam dalë për të mbrojtur të drejtën time për të votuar dhe për të garantuar që fëmija im të mund të votojë kur të jetë i madh, kudo që të gjendet", deklaroi një nga manifestuesit e mbledhur në Bukuresht.
Protestuesit akuzojnë qeverinë se pengoi rumunët e diasporës të shprehin vullnetin e tyre gjatë raundit të parë, më 2 nëntor, duke hapur një numër të pamjaftueshëm të qendrave të votimit.
Rreth 160 mijë rumunë që jetojnë jashtë vendit mundën të votojnë, dhe shumica e tyre për kandidatin e së djathtës, Klaus Iohannis.
Manifestime solidariteti me rumunët që jetojnë jashtë vendit u zhvilluan gjithashtu në Sibiu (qendër), Iasi (verilindje) dhe Arad (perëndim).
Presidenti dalës i qendrës së djathtë, Traian Basescu, armik i betuar i Ponta-s, nga ana e tij i kërkoi rumunëve të votojnë në masë për të penguar që rumania të bjerë në duart e demagogëve, gjatë një konference për shtyp.
Ponta, socialdemokrat, fitoi raundin e parë të presidencialeve me 40 për qind të votave, kundër 30 për qind për Iohannis.
Këto votime gjykohen si thelbësore për këtë ish-vend të bllokut komunist ku frika e një rimarrjes së drejtësisë nga pushteti politik në rast fitoreje të Ponta-s janë shumë të gjalla.
/Shqiptarja.com