Mijëra tifozë e presin në 'Casa Milan', prezantohet Ibra: Nuk jam më 28 vjeç, por më mungonte atmosfera e San Siro-s

Mijëra tifozë e presin në 'Casa Milan', prezantohet Ibra: Nuk jam më 28 vjeç, por më mungonte atmosfera e San Siro-s

Zlatan Ibrahimovic është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist i Milanit në aventurën e dytë të 38-vjeçarit si pjesë e ‘djallit’. Bomberi suedez më herët firmosi një kontratë 6-mujore me 3.5 mln euro, me opsion zgjatjen edhe një vit tjetër në bazë të paraqitjeve. Në prezantimin para mediave Ibra u shfaq entuziazt, ndërsa nuk nguroi të tregonte se në vitin 2012 e kishin larguar pa dëshirë. Më pas Zlatan zbuloi se kush e bindi për rikthimin:

“Pas ndeshjes së fundit me Los Angelos fola me Paolon. Kam marrë më shumë kërkesa tani si 38-vjeçar se kur isha 28-vjeç. Kur u largova, ika pa dëshirën time. Tani jam këtu dhe do të bëj maksimumin për t’i përmirësuar gjërat. Milani është si shtëpia ime, më ka kthyer kënaqësinë e të luajturit futboll.  Milani është gjithnjë Milani dhe historia nuk ndryshon.”

Në rikthimin te Milan Ibra do të mbajë veshur fanellën me numër 21. Ndërsa lidhur me ndeshjet më speciale që pret të luajë suedezi u shpreh:

“Niveli mund të ndryshoj dhe nuk mund të jem më si 28-vjeç, kjo është e pamundur. Dua që në fushë të argëtohem dhe të ndihmoj shokët e skuadrës. Atmosfera e stadiumit të mungon. Preferoj të më fishkëllejnë, kështu kam më shumë adrenalinë. Ronaldo? Është bukur që është në Itali, të shohim çfarë do ndodhë. Derbi? Do jetë një ndeshje e bukur, janë gjithnjë të bukur derbit. Kam fituar këtu me Milanin, por edhe me Interin.”

Në Casa Milan, gjatë prezantimin të Ibrës pati një atmosferë të jashtëzakonshme, pasi mijëra tifozë e pritën suedezit para selisë së ‘djallit’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025