KORÇË-Nata e parë e Mik Festival, në teatrin 'Andon Zako Çajupi' të qytetit te Korçës, u çel me muzikën gjermane nën interpretimin e Elda Laro në piano, në violinë, Magdalena Heinz dhe Andre Robles, për të vijuar me pas me tingujt e muzikës kubane, tek sheshi i pazarit të vjetër.
“Me shumë emocione. E kam vërtet të vështirë sa herë kthehem në Shqipëri. Jan emocione komplet të tjera. E ndjej veten me përgjegjësi”, tha pianistja, Elda Laro.
Për 4 net me radhë, festivali do të ndalet në pika dhe atraksione interesante të juglindjes, ku do të sjellë ritëm, interpretim dhe muzikë të zgjedhur nga artistët pjesëmarrës, jo vetëm vendas, por edhe të huaj.
Sopranoja me fame botërore Inva Mula,njëherazi edhe drejtore artistike e këtij festivali, zbulon disa nga surprizat e këtij viti.
“Ky edicion i katërt shpaloset me ngjyra të ndryshme, shtete të ndryshme, zhanër të ndryshme. E nisim me muzikën e vjetër gjermane, kubane. Për të ardhur përpara katedrales me muzikën greke dhe për të kulmuar fundin e festivalit me grupin e Olen Cezarit të ardhur nga Italia”, tregoi sopranoja, Inva Mula.
Mik Festival, i cili është në edicionin e tij të katërt, do të përmbyllet ne një koncert në mes të liqenit të Prespës, tek ishulli Maligrad.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 779
Lajme të tjera
-
Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
24 Prill, 10:12
-
Pogradec, aksident automobilistik në afërsi të Gurit të Kuq, policia në vendngjarje
23 Prill, 15:31
-
Pritet rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve! Fermerët e Devollit: Shkak pesticidet, po i blejmë më shtrenjtë dhe s'japin efekt
22 Prill, 14:58
-
Goditi me grushte e sende të forta 3 të rinj, arrestohet 26-vjeçari
22 Prill, 13:21
-
Bora në Korçë, e hapur rruga që të çon në fshatin Panarit
22 Prill, 11:20
-
Njëri rreh kunatën, tjetri vëllanë, e pësojnë dy 52 vjeçarët në Korçë
21 Prill, 15:38
-
I dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm, arrestohet 20 vjeçari në Korçë
21 Prill, 15:32
-
Korça përfshihet nja reshje të shumta shiu! Prezencë mjegulle në Qafë-Thanë
21 Prill, 11:54
-
10-vjetori i vdekjes, Korça përkujton poetin Koçi Petriti me vargjet e tij
20 Prill, 17:25
-
Pogradec/ Peshkatari kap koranin mbi 13 kg në Ohër e shet për 20 mijë lekë: S’kisha kapur kurrë kaq të madh
20 Prill, 14:20
-
Korçë, bora zbardh Dardhën në prill, fshati turistik mirëpret pushuesit
20 Prill, 10:44
-
Me 50 lek për litër, qumështi në Maliq shitet më lirë se uji, blegtorët: Çmimin e caktojnë baxhot, s’ka tregje! Ta derdhim, është gjynah?!
19 Prill, 16:11