6 koncerte të ndryshme plotësuan ‘afreskun’ e bukur të artit botëror duke sjellë një atmosferë feste në qytetin e serenatave në edicionin e 6 të Festivalit të Muzikës Internacionale, Mik Festival në Korçë.
Veprat kryesore të repertorit botëror erdhën në mbrëmjen e fundit të ‘Mik festival’, i cili u përmbyll me interpretimin e tenorit të suksesshëm në Rumani, korçarit Gjergji Mani dhe bashkëshortes së tij rumune, Lonela.
“Ndjeva një emocion tepër të veçantë duke u rikthyer pas 15 vitesh këtu në Korçë, në radhë të parë nga ana ime por edhe e bashkëshortes. Publiku na priti shumë mirë, muzika ishte speciale. Shpresoj që të gjithë të jenë larguar me një zemër të mbushur plot me melodi dhe dashuri. Për mua ishte një mbrëmje shumë emocionante. Unë gjithmonë do të jem korçar”, tha Gjergji Mani.
Veç muzikës lirike shqiptare dhe muzikës së lehtë korçare, nata e fundit e festivalit ndërkombëtar u soll edhe në një skenë tjetër, tek sheshi i kishës së Ristozit në fshatin Mborje.
“Ndodhi magjia e madhe për arye se ishte një program vërtet ambicioz. Në momentin që filloi nata e oarë maratona jonë nuk po mbaronte dhe ne nuk kishim asnjë rrugëdalje tjetër vetëm ta çonim deri në fund. 6 edicione nuk janë pak pasi kanë marrë mbi 500 artistë dhe shumë kombësi. Por, premtojmë që do kemi edicionin e shtatë vitin që vjen”, u shpreh Inva Mula drejtuese e festivalit.
Orkestra frymore e Forcave të Armatosura nën drejtimin e maestros Elda Laro ka shoqëruar performancën e artistëve ndërsa fragmente muzikore janë interpretuar dhe nga klarinetisti Igli Tuga
Për tre netë me radhë “Mik Festival” në edicionin e tij të gjashtë solli të ndërthurur muzika klasike me zhanre të tjera të muzikës duke i shtuar ngjyra dhe përfshirë çdo shije dhe moshë.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3023
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)
23 Dhjetor, 15:34
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor, 13:13
-
Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën (VIDEO)
23 Dhjetor, 11:26
-
Korçë/ Hyri me forcë në bankën e nivelit të dytë mbrëmjen e së shtunës, arrestohet 38-vjeçari: Nuk mbaj mend gjë, isha i dehur (EMRI)
23 Dhjetor, 09:40
-
Korçë/ Tentoi të vjedhë bankën, autori ende në kërkim! Policia: Mund të ketë qenë i dehur
22 Dhjetor, 12:34
-
Korçë, hyn me forcë brenda një banke të nivelit të dytë, sa vjen policia ikën me shpejtësi
21 Dhjetor, 23:41
-
Emigrantët kthehen në Shqipëri për festa, fluks në Kapshticë
21 Dhjetor, 10:30
-
Korçë/ Shpërndanin kokainë në doza, arrestohen 4 persona, mes tyre një turk! Sekuestrohet 1 pistoletë, 57 gr kokainë dhe rreth 9 mijë euro
21 Dhjetor, 10:13
-
Kujtohet në vendlindje Lasgush Poradeci, bojkoton e bija! Aktivitet kulturor për 125 vjetorin e lindjes së poetit
20 Dhjetor, 16:49
-
Kampionati kombëtar i fluturimeve ‘Korça Open Air’! Pjesëmarrës 40 pilotë nga shtete të ndryshme
20 Dhjetor, 16:39
-
Pogradec/ Policia dhe Inspektoriati i peshkimit sekuestrojnë varkën në liqen, autorët e braktisën! Sekuestrohet edhe 300 metra rrjetë
20 Dhjetor, 14:24