Është i vetmi trajner ameriko latin në EURO 2024. Sylvinho po merret me çdo detaj që Kombëtarja të lërë gjurmë në Europian. Njerëzit pranë tij tregojnë se braziliani ngjan më shumë me një gjerman, për nga përpikmëria.
Nuk është rastësi se ai gjendet çdo ditë në zyrë në orën 09:00 dhe nuk largohet asnjëherë para orës 17:00. Çdo gjë e dedikuar, duke nisur nga vëzhgimi i lojtarëve, analizat e kundërshtarëve apo orari strikt i ushqyerjes.
Shumë më ndryshe nga ndihmësi Zabaleta, i cili për Sylvinhon zbulon se “stresohet po të shkojë qoftë edhe 1 minutë me vonesë në restorant”. Si një orë zvicerane, që anën më pozitive ka sjelljen njerëzore.
Sylvinho nuk është sipërfaqësor. Me ata që takon shpesh, a bashkëpunon, nuk mjaftohet me një përshëndetje, por edhe me bashkëbisedim. Braziliani i kombëtares s’lodhet kurrë as nga tifozët. Madje është gati të bëjë më shumë se 100 foto kur në tribunën e “Air Albanias” ndjek derbin Tirana-Partizani. Ndryshe nga parardhësit e tij Sylvinho mban marrëdhënie të shkëlqyer edhe me mediat. Gazetarët janë në disa raste edhe miqtë e tij.
Shpesh thuhet se për të zbuluar karakterin e dikujt duhet t’i japësh pushtet, por ky nuk është rasti i trajnerit të kombëtares. Modestia mbizotëron te Sylvinho, i cili nuk lë takime pa ndarë meritat e kualifikimit me ndihmësit e tij.
Jo më kot braziliani konsiderohet i veçantë. Ai udhëton çdo fundjavë për të ndjekur kuqezinjtë në stadiumet e Europës ku luajnë. Për ta bërë detyrën në perfeksion dhe për ta dërguar kombëtaren drejt kualifikimit ai ka jetuar çdo ditë në Shqipëri që pas emërimit në janar të 2023. Larg familjes, gruas dhe vajzës.
Tani po përgatitet për Europianin. Stresi pohon se i ka filluar që në momentin e shortit pavarësisht se kualifikimin e konsideron si një ëndërr të realizuar. Zabelatës i ka lënë detyrë Spanjën, Dorivës Kroacinë, ndërsa vetë po merret me Italinë. Çdo ditë nga 3-4 orë studim. Një profesionist dhe personazh jo i zakontë, që me Shqipërinë kontrata e lidh deri në Europianin e Gjermanisë. Më pas ....të gjithë urojnë të rinovojë.
Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike
27 Nëntor, 18:01
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
GJKKO e liroi nga 'arresti shtëpiak', Berisha kthehet në PD pas 331 ditësh, sulmon Ramën: Je puçist! Krijo qeveri teknike ose mosbindja civile është gati
27 Nëntor, 13:39
-
Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!
27 Nëntor, 11:35
-
Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?
27 Nëntor, 11:22
-
Afera 'Partizani'/ GJKKO i heq 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës pas 331 ditësh! SPAK: E apelojmë! Avokati: S'ka rrezik për prishje provash! Kryetari i PD-se: U kry kjo punë! Falenderon gjykatësen
27 Nëntor, 10:12
-
Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishës dhe djalit të tij marrin leje për kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë
26 Nëntor, 15:20
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
25 Nëntor, 12:52
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Babai i Uzunit fjalë të ashpra kundër Sylvinhos: S'ia vlerësuan djersën e sakrificën, as këpucët nuk ia morën në transfertë! Ata i fshinë emrin nga Euro 24
22 Nëntor, 14:26
-
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës
22 Nëntor, 13:01