Në përfundim të Ligës së Kombeve kur të gjithë kërkonin kokën e Panucci-t federata vendosi t’i jepte ende besim trajnerit Christian Panucci, por ka mjaftuar ndeshja e parë në kualifikueset e Europianit q ëish-futbollisti Milanit dhe Realit të shkarkohet nga Shqipëria.
Menjëherë në media kanë nisur spekulimet për gjetjen e zëvendësuesit ku aktualisht kandidati potencial duket Edy Reja, ose Edoardo Reja, ish-trajneri i Lazio-s dhe Napolit që të premten ishte në stadiumin “Loro Boriçi” ku mbajti edhe një takim me kreun e FSHF-së Armando Duka.
Gjithsesi për momentin gjërat kanë ngecur, por sipas medias italiane “corriera dello sport” gjithçka mund të mbyllet me sukses pasi ‘mik’ për këtë është futur kryeministri Edi Rama. Ky i fundit është përpjekur ta bindë Reja-n që të premten, por ka qenë e pamundur. Determinant për të mbyllur marrëveshjen në ditët në vijim është Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s i cili është mik i Ramës dhe Edi Reja-s.
Në artikullin e “Corriera dello Sport” ndër të tjera lexohet edhe një arsye që FSHF mori vendimin për të shkarkuar Panucci-n. Sipas tyre përveç rezultateve të dobta, përjashtimi i Strakoshës ka qenë një detaj tjetër i rëndësishëm që i ka kushtuar vendin e punës trajnerit italian.
Shko or njeri bej punen tende apo e ndrite?!
PërgjigjuDuket qe mediat italiane po e cakrojne trajnerin e kombetares
Përgjigju