Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm turk takohen në Uashington

Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm turk takohen në Uashington

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj trajtimit të shqetësimeve të përbashkëta, përfshirë terrorizmin. Ata u takuan të hënën në Uashington, ku biseduan për të zgjidhur tensionet dy palëshe mes dy vendeve aleate të NATO-s.

Pas takimit, Pompeo dhe Cavosoglu dolën me një deklaratë të përbashkët, ku thonin se kishin shkëmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me çështje dypalëshe dhe rajonale” dhe ritheksuan vendosmërinë e përbashkët për të luftuar terrorizmin e të gjitha formave.

Nga çështjet kryesore të bisedimeve ishte mbështetja e Uashingtonit për forcta milicore kurde YPG në Siri, në luftën kundër grupit Shteti Islamik. Ankaraja e cilëson YPG-në një organizatë terroriste, për lidhje me organizatorët e kryengritjes kurde në Turqi.

Qyteti sirian Manbixh, kontrolli i të cilit ju mor Shtetit Islamik, kryesisht nga forcat e milicisë YPG, ka qenë epiqendra e tensioneve mes SHBA dhe Turqisë. Ankaraja thonë se Uashingtoni nuk i qëndroi marrëveshjes, sipas së cilës milicia do të tërhiqej pasi të merrte kontrollin e Manbixhit.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, Pompeo dhe Cavusoglu thanë se “i konsideronin rekomandimet e grupit të punës SHBA-Turqi për Sirinë, si një plan për bashkëpunimin dypalësh në Siri, për çështje të interesit reciprok, që përfshijnë hapa për sigurinë dhe stabilitetin në Manbixh. /VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg