Kur përmendet emri i Mike Tyson, gjithkujt i vjen në mend skena, kur gjatë një ndeshje boksi, më 28 qershor të vitit 1997-të, pas një kafshimi të papritur, Tyson këputi veshin e kundërshtarit të tij Evander Holyfield. 

Ish kampioni, tashmë gjendet mes drogës dhe alkoolit dhe gjendja e vështirë që i ka krijuar vartësia ndaj tyre, e ka çuar atë të `lëshojë` sinjalin sos, ku kërkon të ndihmohet, për të hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga marrja e tyre, pasi po i marrin jetën.

`Shpesh jam një djalë i keq, kam bërë mjaft gjëra të këqija dhe kërkoj të më falni. Dua të ndryshoj jetë, të jetoj në mënyrë të rregullt, nuk dua të vdes` – është shprehur Mike Tyson në një konferencë për shtyp.

Ai ka pranuar se është përdorues i këtyre substancave, por është shprehur gjithashtu, se kishte gati 6 ditë që nuk merrte më asnjë substancë të tillë dhe që nuk do të merrte më në të ardhmen.

(v.gj/shqiptarja.com)