Miklovan Zeqo, kuzhina shqiptare 
në "betejën" e shefave në Itali

Miklovan Zeqo, kuzhina shqiptare <br />në
Kuzhina është vendi ku e gjen çdo çast të ditës. Pasioni për botën e gatimit, por edhe traditën shqiptare e ngacmojnë vazhdimisht për të eksploruar në artin e kuzhinës. Bëhet fjalë për Miklovan Zeqon, Chefi e kuzhinës i cili sot do të jetë pjesë e Turneut Ndërkombëtar i Brodettos qe mbahet ne Itali, ku do të ketë një sfidë spektakolare në kuzhinë me Chef Mihajilo Boban nga Mali i Zi. Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Miklovani na rrëfen para udhëtimit detaje e këtij konkursi, recetën me të cilën do të na përfaqësojë, por nuk harron të na tregoj edhe sekretet e punës së tij. Kujtomë se, vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua nga Chef Bledar Kola, ku me pjatën ‘Ilirika’ u rendit i dyti në “Festival Internacionale del Brodetto e delle zuppe di pesce” ne Itali.
 
Festivali internacional di Brodeto do të jetë gara juaj e radhës. Si erdhi ftesa tek ju?
Ftesa më erdhi nga Ministria e Jashtme, ato ishin kontaktuar nga organizatorët e festivalit dhe këtë edicion më zgjodhën mua për të prezantuar traditën shqiptare në Itali.
 
Një festival ku përballë do të kesh shefin e kuzhinës së Kroacisë. Është kjo pjesëmarrje një sfidë për ju?
Kuptohet është një sfidë, por kryesorja bëhet fjalë për garë mes dy shteteve përsa i përket traditës së kuzhinës. Sigurisht që, të përfaqësosh Shqipërinë kuptohet që është një sfidë e madhe.
 
Cilat do të jenë recetat që do të përfaqësojnë kuzhinën shqiptare, mund të na i zbuloni?
Është një recetë supe me bazë peshku. Do të bëj një supë peshku me vongole, midhje, barbun, oriz të zi dhe fileto koci. Le të shpresojmë që do të më sjell fat sonte.
 
Prej afro dy vitesh keni ngritur ‘Melogranon” në Tiranë. Ka qenë e vështirë për ju rikthimi në Shqipëri?
Kuptohet pas shumë vitesh studim dhe punë në Itali, fillimi ishte i vështirë. Pas një nisme të marrë për të punuar në Tiranë, tashmë kam një staf shumë të mirë në kuzhinë dhe kur njerëzit ta pëlqejnë punën ndihem shumë mirë. Jam i kënaqur me çdo gjë që më ka ndodhur gjatë këtyre dy viteve në Shqipëri.
 
Veç karrierës tuaj si chef kuzhine në Itali, tashmë një ogur i mirë për ju ishte dhe MasterChef. Si e kujtoni atë eksperiencë edhe pse nuk arritët të rrëmbenit trofeun?
Masterchefi ishte një eksperiencë e mirë! Sa i përket trofeut, nuk dua të bëj koment, atë mund ta komentojë publiku.
 
Si i kujtoni fillimet tuaja, ka qenë një pasion i lindur apo ka qenë një profesion i rastësishëm?
Unë që në fëmijëri e kisha pasion kuzhinën. Pra, lidhja ime me kuzhinën nuk ka qenë e rastësishme, dhe si e tillë gjatë kohës që jetova në Itali, vazhdova shkollën e kuzhinës në Verona. Ka qenë një rrugëtim i bukur, por edhe plot sfida.
 
Cila është pjata juaj e preferuar?
Pjata ime e preferuar është rizoto me karkalecë dhe kungull. Ndërsa ëmbëlsirat që më tërheqin më shumë, është akullorja me borzilok.
 
Kush është personazhi më i rëndësishëm që keni gatuar?
Personazhet e famshëm janë të shumtë duke nisur nga personalitete të politikës, artist apo ambasadorë, sportistë të njohur, etj.
 
Mendoni se kuzhina shqiptare tashmë po merr rëndësinë e duhur apo ka akoma shumë punë për tu njohur?
Kuzhina shqiptare po shkon në drejtimin e duhur, çdo ditë edhe më shumë po i kushtohet rëndësi dhe po njihet në mbarë botën. Ashtu siç thonë të vjetrit, gurë-gurë bëhet kalaja. Kështu të gjithë duhet të investojmë nga pak për të qenë të denjë në botë duke prezantuar traditën tonë.

mikovan
 
Receta
Një supë peshku me fileto kozi
 
•           Vongole
•           Midhje
•           Barbun
•           Oriz të zi
•           Fileto kozi

*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) dat 11 shtator 2015

Redaksia Online
(b.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes