KORÇË- Voskopoja duket se është kthyer në magnetin që tërheq turistët përgjatë gjithë vitit, jo vetëm për natyrën , klimën, kulinarinë, por edhe për traditën, kulturën e historinë mbresëlënëse që ka kjo zonë.
Bora e cila është kthyer për të disatën herë përgjatë stinës së dimrit ka sjellë një "bum" vizitorësh edhe këtë fillim viti .
Rrugicave të fshatit përveçse petkut të bardhë të borës i është shtuar gjallëria e atyre që kanë zgjedhur si destinacion fshatin më me famë në juglindje të vendit.
Për turistët kjo zonë nuk ka të krahasuar pasi përveç larmishmërisë së elementeve të natyrës, gjejnë ushqimet tradicionale të amvisave voskopojare, ndërtesat me stilin e veçantë arkitekturor, kishat që përcjellin historinë e lashtë dhe kulturën që është rrënjosur ndër shekuj në këtë zonë.
"Nga Vlora, hera parë që vij në Korçë. Kemi ardhur që dje. Më pëlqen shumë natyra, ndërtesa qenka bërë shumë të bukura.
Nga Elbasani, hera parë që po vijmë. Duket shumë bukur, për fat ka rënë borë. Ushqimet bio, të gjitha tradicionale, shumë të mira. Do ua rekomandoja dhe miqve.
Nga Elbasani, nuk është hera e parë. Më pëlqen ambienti, natyra shumë bukur", thanë disa nga turistët.
Duke u ndërthurur plot harmoni, tradita, historia, kultura, bukuria e natyrës dhe sigurisht mikpritja e ngrohtë, e bëjnë Voskopojën përgjatë dimrit kryeqendrën e turizmit malor në juglindje të Shqipërisë.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor 2024, 17:55
-
108-vjetori i shpalljes së Korçës krahinë autonome, Nexhipi: Shtëpia e flamurit do të kthehet në muze
10 Dhjetor 2024, 17:00
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04
-
'Nuk do të lejojmë kurrë që me këmbët e ndyra të shqiptarëve të shkelet Voskopoja greke', e vërteta mbi Sali Butkën dhe letërkëmbimet me katundarët e zonës së Korçës
6 Dhjetor 2024, 08:21
-
‘Veri Jug’ reportazh në Voskopojë! Artizania tregon ‘sekretet’ për qilimat e veshjet me shtiza! Turizmi elitar mes dëborës
1 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor 2024, 15:13
-
Tragjedi në Egjipt, mbytet anija me 45 persona në bord në Detin e Kuq! 31 prej tyre janë turistë, të panjohura shkaqet
25 Nëntor 2024, 12:36
-
Shtohen të huajt në shtator, shqiptarët nuk po bëjnë më pushime! Ja shifrat e INSTAT
23 Nëntor 2024, 07:52
-
Bora e parë zbardh Korçën, të huajt dynden drejt Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit! Turisti nga Brazili: Vij çdo vit për ski
17 Nëntor 2024, 15:57
-
VIDEOLAJM/ Korça nën petkun e bardhë të dëborës! Në Dardhë trashësia arrin deri në 10 cm
16 Nëntor 2024, 09:08