Miku i Lul Berishës që u shpëtoi
dy atentateve dhe 20 plumbave

Marjel Fierza që u arrestua sonte ne Durres njihet si mik i Lul Berishës, ndërsa ka shoqëri edhe me Plarent Dervishin. I arrestuari Fierza evidentohet në një raport të Ministrisë së Brendshme, si pjesë e bandës së Durrësit, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në 2010 dhe 2012.

Fierza njihet si djali i një biznesmeni në Durrës, ndërsa emri i tij është i lidhur me përplasjet me Aldo Avdylin. Në atentatin e parë në 2010, ai shpëtoi duke mbetur i plagosur, ndërsa një muaj më pas iu hodh makina në erë me eksploziv. Në 2012 te Ura e Dajlanit makina me të cilën ai po udhëtonte u qëllua me 20 plumba, por sërish Fierza ia hodhi duke shpëtuar.

Policia thirrje qytetarëve: Denonconi grupet kriminale
Policia e Durrësit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion për grupet kriminale dhe pasuritë e vendosura në mënyrë të paligjshme të telefonojnë në 129 dhe do të ruhet anonimati.
 
Për çdo informacion qytetarët mund të telefonojnë falas në numrin 129, policia ju garanton anonimatin” thuhet në deklaratën e policisë.

[gallery]24125[/gallery]

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!