Ashton Kutcher dhe Mila Kunis presin fëmijën e tyre të parë.
Ky lajm po qarkullon prej ditësh në media por nuk kishte ende asnjë konfirmim.
Ndërsa ditën e djeshme një burim tha për Us Weekly: “Kjo është diçka të cilën e donin që të dy. Ata janë mjaft të lumtur për këtë fakt”.
Në këtë mënyrë burimi konfirmoi se dy yjet e famshëm janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në fundjavë Mila është parë të hyjë në një klasë duke bërë Joga në Hollivud.
Thashethemet më të fundit kanë bërë të ditur se ata do të bëhen me binjakë, por burimi e ka mohuar këtë gjë duke thënë se presin vetëm një fëmijë.
Mila dhe Kutcher janë fejuar gjatë muajit shkurt.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com