Aktorja ukrainase Mila Kunis, e cila së fundmi është përfolur për rolin e saj në filmin “OZ The Great and The Powerful”, është shfaqur “magjike” në tapetin e kuq.

Bukuroshja Kunis është fotografuar në Hollywood ditën e mërkurë, e veshur me një fustan mjaft të bukur që e ka bërë të duket si një princeshë.

Mila, e cila po përjeton një romancë dashurie me aktorin amerikan Ashton Kutcher, është paraqitur e vetme në këtë event në teatrin “El Capitan” në Hollywood.

Kunis ka bërë plan që të luajë në këtë film së bashku me Kutcher.

“Ashton dhe Mila kanë planifikuar që së shpejti të jetojnë së bashku, ata janë një çift i përsosur dhe shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin”- ka thënë një person i afërt i çiftit.

Aktorja 29 vjeçare, e cila në këtë film luan rolin e një magjistareje të quajtur Theodora është fotografuar së bashku me dy aktoret tjera Michelle Williams dhe Rachel Weisz, të cilat në film luajnë rolin e motrave të saj.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com