Milan nuk heq dorë për Angel Correa-n, të paktën kështu thuhet në mediat italiane. Këta të fundit shkruajnë se sot ‘djalli’ ka arritur në parim marëveshjen me Atlketico Madrid, që më herët ka kërkuar 55 mln euro. Sipas ‘sportmediaset’ klubi spanjoll ka pranuar ofertën e Milanit 42 mln euro plus 30% të kartonit në rast se Correa shitet në të ardhmen.
Po që kësaj tratative t’i dalë tym i bardhë duhet që më parë Atletico Madrid të kompletojë kalimin e Rodrigo Moreno-s nga Valencia, me këta të fundit që kërkojnë 60 mln euro. Gjithsesi situata qëndrom me e komplikuar pasi nga ana tjetër Valencia synon ta zëvendësojë brazilian e natyralizuar në spanjoll me Andre Silva-n, ‘bomberin’ e Milanit që pak javë më parë dështoi në fund të kalonte te Monaco.