Milan dështon sërish në San Siro, nuk ia del të marrë pikët e plota përballë Salernitanas

Milan dështon sërish në San Siro, nuk ia del të marrë pikët e plota përballë Salernitanas

Ibrahimoviç gjatë ndeshjes

Milan, sërish nuk ka arritur të sigurojë pikë të plota përballë skuadrës së Salernitanas në San Siro në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-1.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë kur Oliver Giroud shënoi një gol me kokë në minutën shtesë.

Milani nuk ka arritur të arkëtojë pikë të plota përballë Salernitanas në San Siro (1-1), në ndeshjen e javës së 26-të në Serie A.

Shifrat u barazuan pas një ore lojë, kur Domagoj Bradaric dhuroi një asistim të mirë për Boulaye Dia, i cili ishte i saktë nga brenda zonës.

Në vijim pati dy raste të dyshimta penalltie për vendasit, të cilat u hodhën poshtë nga gjyqtari, njëri pas konsultimit të VAR-it.

Pas këtij barazimi, Milani qëndron në pozitën e katërt në tabelë me vetëm një pikë më shumë se Roma që ndodhet një vend më poshtë në renditje.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë