Dështimi dhe eliminimi në Europa League, si edhe humbja në derbi kundër Interit do i kushtojnë shumë Stefano Piolit. Milan ka vendosur të shkarkojë trajnerin në fundin e sezonit dhe një gjë të tillë e konfirmon Fabrizio Romano.

Gazetari që merret me lëvizjet e merkatos bën me dije se Milan është në kërkim të një trajneri të ri dhe në fundin e sezonit do i komunikojë ndarjen e rrugëve Piolit.

58-vjeçari nga Parma e ka drejtuar Milanin për 235 ndeshje deri në këtë moment, që nga 9 tetori i 2019 kur u ul në stol. Gjatë kësaj periudhe ai ia doli të shpallte kuqezinjtë kampion në sezonin 2021-22.