Milan e nis ters kampionatin, Udinese i falet një debutuesi

Milan e nis ters kampionatin, Udinese i falet një debutuesi

Goli i Becao përballë Milan

ITALI- Milani është ndalur në ndeshjen e parë të kampionatit pasi në fushën e Udineses humbën me rezultat 1-0. Kuqezinjtë e prisnin me entuziazëm fillimin e kampionatit por duket se Udinese e Igor Tudor i kishte përgatitur një surprizë në shtëpinë e tyre.

Ndeshja u vendos nga një debutues, braziliani Becao. 23- vjeçari i cili u transferua nga Brazili për 1.6 milion euro në minutën e 72' shfrytëzoi një krosim për ta çuar topin drejt rrjetës. Ndërsa në minutën e 82' milanezët pretenduan për një penallti pasi Samir preku topin me dorë në zonë por arbitri Fabricio Paskua pasi monitoroi aksionin me VAR vendosi që ndeshja të vijojë.

Tek Milan debutuan trajneri Giampaolo dhe lojtarët Rafael Leao apo Ismael Bennacer të cilët u inkuadruan nga stoli në pjesën e dytë por pa lënë gjurmë. 

Për më tepër Udinese u tregua më ''sunduese'' në fushë sesa kuqezinjtë. Duket se Milan pikët e para do i marrë në shtëpi përballë Brescias ndërohë kampionati italian vijon me ndeshjet e tjera. Dje Juventus fitoi me rezultatin 1-0 në Parma falë golit të Chiellinit ndërsa sot luhen Roma- Genoa dhe Sampdoria- Lazio. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia