1758915019_ministriaejashtme.JPG

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me zjarrin tragjik në Zvicër, në barin e VIP-ave, ku 47 persona mbetën të vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur.

Në një reagim për Report Tv bëhet me dije se deri më tani nuk ka shqiptarë mes viktimave dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase, të cilat po vijojnë verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën në tragjedinë e Crans-Montana.

'Përfaqësia jonë diplomatike në Zvicër është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase të cilat informojnë se po vijojnë me verifikimet për identifikimin e personave që kanë humbur jetën.

Deri në momentin që flasim, nga komunikimet me autoritetet zvicerane nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë mes viktimave të tragjedisë në Crans-Montana. 

Përfaqësia jonë diplomatike mbetet në kontakt me autoritetet përgjegjëse në Zvicër për informacione të reja, në orët në vijim.


Lajmi kryesor:

Zvicër/ Zjarr në një disko gjatë festimeve të Vitit të Ri, 47 të rinj të vdekur, 115 të tjerë të plagosur! S'dihet ende shkaku (VIDEO)