Me shumë vështirësi, por nisja e sezonit të ri për Milanin ka shkuar siç duhet, pasi ‘djalli’ i drejtuar nga Stefano Pioli ka mposhtur 0-1 Sampdorian. Golin trepikësh e realizoi mesfushori Diaz i huazuar për dy vite nga Real Madrid. Në minutën e 9 numri 10 i Milanit finalizoi pas një asisti të Calabrias dhe shpërqëndrimi në mbrojtjen e Sampdoria-s.
Në këtë përballje e nisën si titullar blerja e sulmit Oliver Giroud dhe portieri Maignan, që të paktën për 90 minuta bëri të harrohej Donaruma. Në minutat e fundit u aktivizua edhe Florenzi, i marrë nga Roma në huazim me të drejtë blerje.
Pas ndeshjes trajneri Pioli u shpreh se ‘fitoret me vuajtje janë pikërisht ato që ai kërkon, pasi tregojnë rritjen e skuadrës’. Numri 1 i pankës së ‘djallit’ la gjithashtu të kuptohet se prêt ende përforcime në merkato.
Ndërkohë ndeshja tjetër e Seria A që mbylli javën e parë mes Cagliarin dhe Spezias u mbyll me shifrat 2-2.
Sakaq po të hënën u luajt edhe ndeshja e fundit e javës së dytë në Premier League, me Ëest ham që shkatërroi 4-1 Leicester. Golat për londinezët u realizuan nga Fornales, Benrahma dhe Antonio ‘dopietë’. Fitorja me këto shifra i mundësoi edhe vendin e parë në kampionat West Ham, pasi ka golavarazh më të mirë se Chelsea.