Milan fantastik,mund 2-0 Romën,
goleadë e Atletico Madrid

Milan fantastik,mund 2-0 Romën,<br />goleadë e Atletico Madrid<br>
Një Milan fantastik mposht 2-0 Romën në “Olimpico” dhe vazhdon marshimin drejt një vendi në Kupat e Europës. Një fitore e merituar për kuqezinjtë e Gattusos që erdhi falë dy golave në pjesën e dytë me Cutrone e Calabria. I pari që shënoi ishte Cutrone.

Sapo kishte nisur pjesa e dytë dhe Cutrone devijon në portë një krosim të spanjollit Suso duke shpërthyer në festë tifozët e Milanit. Ndërsa në minutën e 74-të është mbrojtësi Calabria që shënon golin e parë në karrierë pas një aksioni dhe kombinimi të bukur me Kalinic.Falë kësaj fitoreje Milani është në vend të gjashtë me 44 pikë por vetëm 7 pikë larg Interit dhe zonës Champions. Ndërsa Roma pëson një goditje duke mbetur jashtë katër më të mirave.

Ndërsa ndeshja e javës së 26-të mes Juventusit dhe Atalantës u shty për shkak të reshjeve të dëbores dhe mund të rikuperohet më 14 mars ndërkaq sonte luan Napoli kryesues ndaj Cagliarit në transfertë.

Në La Liga Atletico ka arritur një fitore me goleadë 5-2 ndaj Sevillas në transfertë në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” duke siguruar fitoren e pestë radhazi. Skuadra e Simeones ngjitet në kuotën e 58 pikëve 7 më pak se Barcelona kryesuese. Protagonsiti i madh i mbrëmjes ishte francezi Antuan Griezmann me tre gola të shënuar në minutat 42,51 dhe 81 ndërsa shënuan edhe Diego Costa dhe Koke.

Në fund të takimit vendasit e Sevillas ngushtuan diferencën me golat e Sarabia dhe Nolito.Javën e ardhshme do të jetë në “Camp Nou” përballja direkte Barcelona-Atletico Madrid. Vjen edhe trofeu i parë në Angli për Pep Guardiolën. Manchester City mundi 3-0 Arsenalin dhe fitoi Carabao Cup.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron