Milan i pandalshëm, vjen edhe përforcimi i tetë! Valencia u dorëzohet 20 milionë eurove

Milan i pandalshëm, vjen edhe përforcimi i tetë! Valencia u dorëzohet 20 milionë eurove

Mesfushori amerikan Yunus Musah

Milan avancon me hapa të mëdha, teksa këtë të dielë ka mbyllur përfundimisht transferimin e mesfushorit Younus Musah. Pas ngërçeve të mëdha që nxirrte Valencia më në fund klubi spanjoll është dorëzuar përballë 20 milionë milion eurove për 20-vjeçarin. Musah është goditja e tetë që Milan ka bërë këtë merkato vere ku më së shumti ka përforcuar sulmin dhe mesfushën pas ikjes së Tonalit.

Vetë futbollisti amerikan prej ditësh kishte refuzuar të stërvitej me spanjollët pasi i kishte dhënë fjalën Milanit. ‘Djalli’ vetëm sëfundmi mori edhe Chukëuezen nga La Liga e konkretisht Villareal, ndërsa më herët ka siguruar Okafor, Pulisic, Loftus Cheek e lojtarë të tjerë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re

Shkup/ VMRO dhe VLEN pajtohen për “shtyllat kryesore” të Qeverisë së re