MILANO - Jehona e nokautit të rëndë të Milanit kundër Atalantas të djelës së fundit nuk ka shkuar ende. Për ta fryrë më shumë, në rrjet qarkullon një video në të cilën Rafael Leao shihet në disko ndërsa qesh, pi duhan dhe pije, vetëm disa orë larg nga ajo që ka qenë humbja më e rëndë e kuqezinjve në 21 vitet e fundit. Jo vetëm Leao, në stuhinë sociale pas ndeshjes preku dhe mbrojtësin Davide Calabria i cili u kap duke festuar ditëlindjen në pub direkt pas humbjes poshtëruese 0 me 5 ndaj bergamaskëve të Atalantës
Komento