Milan mbyll marrëveshjet për dy lojtarë, ‘bomberi’ 20-vjeçar mbërrin në Milano

Milan mbyll marrëveshjet për dy lojtarë, ‘bomberi’ 20-vjeçar mbërrin në Milano

Pas Krunic dhe Theo Hernandez Milan pothuajse zyrtarisht ka bërë të vetin edhe lojtarin e tretë në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për sulmuesin e Lille, Rafael Leao, i cili sot ka mbërritur në aerportin e Malpensa-s, ndërsa nesër pritet të kryejë edhe vizitat mjekësore.

20-vjeçari luan si sulmues qendre dhe për të Milan ka paguar 30 mln euro. Ai është 1 e 88 cm i gjatë dhe sezonin e fundit me Lille ka shënuar 8 gola në 24 ndeshje.

Gjithsesi sipas mediave italiane Milan ka mbyllur gjithçka edhe për qendërmbrojtësin Leo Duarte. 23-vjeçari është marrë në Brazil nga klubi i Flamengo-s për 11 mln euro plus disa të tjerë që do të paguhen në formë bonusesh. Ai vlerësohet jashtëzakonisht shumë për shpejtësinë dhe personalitetin në fushë, por duhet të përmirësohet disi në aspektin teknik.

Këto nuk pritet të jenë blerjet e fundit për Milan këtë verë, pasi pavarësisht negociatave të vështira po vijon operacioni për Angel Correa-n. Njerëz të afërt të 24-vjeçarit ndodhen në Milano dhe po përgatisin një plan për ta larguar nga Atletico.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane