Milan nuk e duron më Fonsecan, Ibrahimovic telefonon Edin Terzic! Kandidat për stolin edhe Tuchel

Milan nuk e duron më Fonsecan, Ibrahimovic telefonon Edin Terzic! Kandidat për stolin edhe Tuchel

Paulo Fonseca

Re të zezë në Milanello për trajnerin Paulo Fonseca. 'Sportmediaset' bën me dije se drejtuesit e Milanit dhe konkretisht Zlatan Ibrahimovic ka nisur nga puna për të zëvendësuar trajnerin që në pesë javët e para ka vetëm një fitore me klubin që u bashkua në verë.

Humbja 1-3 në Champions League me përmbysje nga Liverpool ka "derdhur kupën" dhe pak ditë para derbit kundër Interit, te kuqezinjtë po mendojnë për trajnerin e ri.

Fonseca duket se do ketë derbin si shpëtim, ku një fitore do e mbante në punë, në të kundërt largimi është më shumë se i sigurt për ish-trajnerin e Romës dhe Lille.

Tanimë janë disa emra në listë, me Ibrën që pëlqen Edin Terzic, ish-in e Dortmundit. Një nga profilet është edhe Igor Tudor, ndërkohë që në listë janë edhe Thomas Tuchel e Maurizio Sarri.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament