Ivan Gazidis nuk do jetë më administrator i deleguar i Milanit në Serie A. Në 5 dhjetor kontrata e Gazidis skadon dhe kampionët në fuqi të Italisë nuk kanë rinovuar me administratorin. Në një komunikim të kuqezinjve në kanalet e komunikimit, Milan bën me dije se pas katër vitesh Gazidis largohet nga klubi, duke e falenderuar për punën në ngritjen e ekipit. Prej 2018 Gazidis pranoi detyrën e vështirë për të dërguar Milan në nivele të larta, duke lënë klubin si kampion. Në fjalën e tij, administratori theksoi se do jetë një fans i klubit.
“Pas katër viteve të jashtëzakonshme dhe sfiduese unë po largohem nga Milani. I detyrohem shumë këtij klubi, punëtorëve, tifozëve dhe gjithë qytetit që më shpëtoi jetën. Nga ky moment unë do ta ndjek Milanin si një fans plot pasion, gjithmonë si një prej jush”, thuhet në fjalën e Gazidis.