Të shtunën në mbrëmje Milan mori një goditje në luftën për zonën europiane pasi u ndal në një barazim 1-1 kundër Fiorentinës. ‘Djalli’ në minutën e 56 mori avantazhin falë Ante Rebic që në këtë periudhë është shndërruar në rrezikun kryesor te ekipi i drejtuar nga Pioli. U duk se gjithçka u bë më e thjeshtë kur Dalbert në minutën e 62 doli me karton të kuq, duke lënë Fiorentinën me një lojtar më pak, por atëherë kur nuk pritej, 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt vjollcët fituan një penallti me Cutrone-n, ish-lojtarin e Milanit. Nga 11 mnetrat Pulgar u tregua i saktë duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.
Ndërkohë në La Liga Levante ka bërë surprizën e madhe. Në ndeshjen e zhvilluar në shtëpinë e tyre ata kanë fituar 1-0 kundër Real Madrid, duke bërë që galaktikët të humbasin kreun. Ishte Morales ai që në minutën e 79 i shtangu të gjithë, duke realizuar edhe golin vendimar të takimit. Kështu pas 25 javësh kampionat Barcelona udhëheq La Liga-n me 55 pikë, 2 më shumë se Real Madrid i vendit të dytë.