Milan pa busull, Napoli 'macja e zezë' për 8 vite radhazi! Skuadra e Spaletti-t shpall Interin kampion dimri

Milan ka marrë një goditje të rëndë në luftën për titull pasi Napoli e ka mposhtur 0-1 në superfidën e javës së 18 të Seria A. Golin vendimtar të sfidës e realizoi Elmas në minutën e 5, ndërsa ‘djalli’ nuk e gjeti forcën as të barazonte pavarësisht se në minutat shtesë iu anulua një gol i dyshimtë për pozicion jashtë loje.

Kjo humbje e çon në tetë vite kohën që Milan nuk fiton kundër Napolit në San Siro, ndërsa trajneri Pioli në asnjë rast nuk ka arritur ta mposhtë Spaletti-n në Seria A. Me këtë fitore Napoli merr vendin e dytë me 39 pikë, po aq sa Milani i vendit të tretë, ndërsa Inter shpallet matematikisht kampion dimri nga divani. Kur ka mbetur edhe 1 ndeshje deri në fund të këtij viti skuadra zikaltër udhëheq kampionatin me 4 pikë më shumë se ndjekësit.

Ndërkohë në La Liga Real Madrid pas 7 fitoreve radhazi ka hedhur një hap të gabuar kundër Cadiz në shtëpi. ‘Galaktikët’ kanë barazuar me rezultatin 0-0 në ‘Santiago Bernabeu’, por pavarësisht kësaj vijon të ruaj një diferencë prej 6 pikësh me vendin e dytë që mbahet nga Sevillia edhe pse kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë