Milani barazoi me Lazion, replika Salvini-Gattuso për një zëvendësim: Borini vraponte si gjyshja ime

Milani barazoi me Lazion, replika Salvini-Gattuso për një zëvendësim: Borini vraponte si gjyshja ime

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini me presidentin e Lazios, Lotito

Milani barazoi me Lazion 1-1 në “Olimpico” dhe nuk arriti dot parakalimin për zonën Champions. Replika ka pasur pas ndeshjes mes zv/kryeministrit italian Mateo Salvini që është tifoz i flaktë i Milanit dhe trajnerit Gattuso. Salvini ka bërë ironi duke thënë se Borini duhej zëvendësuar pasi vraponte si gjyshja e tij.

”Në 10 minutat e fundit duhet të fuste dy ose tre lojtarë që vraponin. Duhej të futej në fushë Castillejo dhe të dilte Borini që po vraponte si gjyshja ime. Ndërsa Simone Inzaghi gjatë gjithë pjesës së dytë ka bërë si showman”, ka thënë Ministri i Brendshëm italian që ndjek kuqezinjtë në çdo ndeshje.

Ndërsa replika e trajnerit ishte: ”Salvini të merret me punët e vendit. Me gjithë këto probleme që ka Italia ai gjen kohë të flasë edhe për Milanin. Këtu ka diçka që nuk shkon”, e mbyll Gattuso.

Në barazim 1-1 përfundoi derbi i Genovas. Sampdoria kaloi e para në avantazh me Fabio Quagliarella në minutën e 8-të ndërsa Genoa barazoi me Piatek në të 17-të. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim