Nis me një barazim të hidhur aventura e Stefano Piolit në pankinën e Milanit. Në “San Siro” Milani nuk shkon dot më shumë se 2-2 ndaj Lecces me festën që i prishet në kohën shtesë. “Djalli” kaloi në avantazh me Calhanoglu në minutën e 20-të. Mesfushori turk ishte më i miri në fushë por në fraksionin e dytë Lecce barazoi me Kuba Babacar i zoti të shtynte në rrjetë topin e pritur nga Donnaruma nga 11 metrat. Megjithatë Milani do të kalonte serish në avantazh dhe ai që e gjeti golin këtë herë ishte polaku Piatek pas një aksioni të bukur. Megjithatë befasia vjen në fund. Calderoni dërgon topin në rrjetë pas një gjuajtje nga jashtë zone dhe bën që festa tu takojë miqve.
Pas 8 ndeshjeve dhe po kaq fitoreve vjen frenimi i parë për Liverpool. Kryesuesit e Premier League barazuan 1-1 në “ Old Traford” me Manchester United që pjesën e parë e mbylli në avantazh falë golit të Rashford. Adam Llallana 5 minuta nga fundi shpëtoi nga humbja djemtë e Klopp duke barazuar një ndeshje që pati edhe tension. Liverpool kryeson por me 6 pikë më shumë se Manchester City. /Përgatiti: Andi Kapxhiu/