Santiago Gimenez është dëshira e Milanit për sulmin. Kuqezinjtë kanë bërë ofertën e parë për Feyenoord, me holandezët që kanë mbetur të ofenduar dhe e kanë quajtur fyese.
Janë mediet në Meksikë që tregojnë se për sulmuesin e kombëtares së tyre Milani ka ofruar 20 milionë euro dhe një përqindje rishitje, por që Feyenoord e ka konsideruar të ulët.
Çmimi i kërkuar pritet të jetë rreth 40 milionë euro, gjë që nuk është një kërkesë e paarsyeshme duke pasur parasysh se 23-vjeçari ka shënuar 15 gola me ka tre asistime në vetëm 18 ndeshje këtë sezon.
Kjo përfshin katër gola në katër paraqitje të Champions League, kundër Manchester Cityt, Spartës së Pragës dhe dy ndaj Bayern Munich.