Serie A e futbollit në Itali vijon këtë të diel me katër ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e 17-të. Duke nisur nga ora 12:30 Milani fitoi 3-0 kundër Veronës, ndërsa sot në fushë do zbresin edhe Napoli, Bologna apo Sassuolo. Në orën 20:45 luhet Atalanta - Inter, teksa miqve iu duhet një fitore për t'u rikthyer në krye të renditjes.
Në "San Siro", vendasit e Milanit fituan 3-0 kundër Veronës në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë për kuqezinjtë. Edhe pse ia dolën të shënon tre gola, te Milani e zhbllokuan ndeshjen vetëm në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë. Krosimi i Modric nga këndi dhe devijimi me kokë i Rabiot bëri që sfera të përfundonte te Pulisic, me amerikanin që nuk gaboi nga pranë porte. Nisja e pjesës së dytë solli edhe golin e Nkunku me 11 metërsh, për qetësinë e kuqezinjve. Ky ishte goli i parë për të në Serie A, ndërsa Nkunku u kujdes që në minutën e 53-të të shënonte edhe golin e dytë personal. Pas këtij suksesi Milani e gjen veten në krye të Serie A me 35 pikë.
vijon...
Serie A, raundi 17-të:
E diel, 28 dhjetor 2025
15:00 Cremonese - Napoli
18:00 Bologna - Sassuolo
20:45 Atalanta - Inter
Renditja:

Komente