Milani e nxjerr në shitje pas vërshëllimave dhe ardhjes së Ibrës, ‘luftë’ mes anglezëve për shërbimet e Piatek

Milani e nxjerr në shitje pas vërshëllimave dhe ardhjes së Ibrës, ‘luftë’ mes anglezëve për shërbimet e Piatek

Merkato e janarit ka rezervuar një përballje mes klubeve angleze Aston Villa dhe West Ham për shërbimet e sulmuesit të Milanit Krzysztof Piatek. Sulmuesi i blerë një vit më parë nga Genoa deri më tani ka bërë një kampionat për t’u harruar dhe duke shtuar këtu edhe vërshëllimat e tifozëve Milan ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Sipas ‘sportmediaset’ një arsye është edhe afrimi i Zlatan Ibrahimovic dhe për këtë arsye klubet e Premier League janë hedhur në sulm. Thuhet se drejtuesit e Aston Villa-s kanë patur një takim me homologët e Milanit dhe i kanë bërë një ofertë prej 28-30 mln euro. Gjithashtu ata janë interesuar edhe për Pepe Reina-n, pasi portieri i tyre Tom Heaton është dëmtuar dhe ka mbyllur sezonin.

Milan nga ana tjetër kërkon të përfitojë diçka më shumë duke parë se në janarin e 2019 pagoi 35 mln euro te Genoa për Piatek dhe disa milionë të tjera në formë bonusesh. Dhe mundësitë janë, pasi po sipas këtij burimi West Ham ka bërë një ofertë më të lartë. Flitet se ‘Hummers’ janë gati të paguajnë 32 mln euro për shërbimet e polakut që ka pëlqime edhe nga Bundesliga.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri