Milani fiton edhe me dhjetë lojtarë, Interi e Napoli fitore fotokopje

Megjithëse me dhjetë lojtarë gjatë gjithë pjesës së dytë Milani sërish fitoi ndaj Sampdorias duke dalë me tre pikët nga stadiumi “Marassi”. 2-1 triumfuan kampionët në fuqi të Italisë në ndeshjen e javës së 6-të të Serisë A sfidë të cilën e zhbllokuan shumë shpejt që në minutën e 6-të me golin e Messias. Në fillimin e pjesës së dytë Leao “tradhton” skuadrën duke u përjashtuar me karton të kuq dhe më pas Sampdoria do të barazonte me Djuricic në të 57-tën minutë.

Skuadra e Piolit nuk dorëzohet dhe do ta shënonte golin e fitores me francezin Giroud që kthen në gol një penallti të fituar pas sinjalizimit të VAR. 14 pikë Milani po aq sa Napoli në krye të renditjes. Të dielën që vjen Milani pret Napolin por pa Leaon në fushë.

Me shumë vuajtje dhe me një gol të shënuar vetëm në minutën e 89-të Interi mundi Torinon. Ai që vendosi ishte Brozovic që realizoi golin e fitores 1-0 dhe ngjit zikaltërit në kuotën e 12 pikëve. Në ndeshjen hapëse të kësaj jave edhe Napoli me shumë vështirësi e mundi Spezian. Vendosi goli i Raspadorit në minutën e 89-të për fitoren 1-0.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore