Milani harron të fitojë, skuqet
Bonucci, Roma mund Torinon

Milani harron të fitojë, skuqet<br />Bonucci, Roma mund Torinon<br>
Në shtëpinë e Milanit nuk rikthehet buzëqeshja pasi kuqezinjtë kanë harruar të fitojnë duke shtyrë takimin me tre pikët.

Në “San Siro” Milan- Genoa mbyllet pa gola në një përballje që kushtëzohet nga kartoni i kuq i kapitenit kuqezi Leonardo Bonucci. Në minutën e 25-të Bonucci del me karton të kuq pas një goditje me bërryl që i jep Rosit të Genoas.

Kartoni akordohet nga video asistenti i arbitrit. Rigoni dhe Bertolacci mund të kishin bërë që Genoa të dilte me pikë të plota nga Milano ndërsa në fraksionin e dytë Kalinic ka rastin ti dhurojë Milanit tre pikët por nuk shënon dot.

Milan-Genoa mbyllet pa gola dhe skuadra e Montellës numëron një pikë në katër ndeshjet e fundit.Edhe pas këtij rezultati zhgënjyes tek Milani nuk do të ketë ndryshim në pankinë ku Montella do vijojë në pritje të përballjes me Juventusin në fundjavë.

Në javën e 9-të një fitore të rëndësishme ka siguruar Roma 1-0 në transfertë ndaj Torinos. Golin e fitores e shënoi Aleksandër Kolarov me goditje dënimi në minutën e 69-të.Në vendin e pestë është Roma me 18 pikë pranë zonës Champions.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat