ITALI - Turneu i Kupës së Italisë zhvilloi mbrëmjen e të enjtes dy ndeshjet e radhës për fazën e 1/8-ave. Lazio eliminoi Milanin, ndërsa Bologna ia doli të merrte një biletë për më tej.
Në 'Olimpico-n' e Romës, Lazio fitoi 1-0 kundër Milanit dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Një gol i Mattia Zaccagni në minutën e 80-të i dha suksesin bardhekaltërve të Sarrit. Pasi Milani i mposhti para pesë ditësh për Serie A, Lazio ka 'marrë hak' duke e eliminuar nga Kupa.
Në 'Dall'Ara', Bologna përmbysi 2-1 Parmën dhe siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Miqtë kaluan të parët në epërsi me Benedyczak, por Rowe dhe Castro rikthyen gjithçka në favor të Bolognas.
Deri në këtë moment çiftet çerekfinale të mësuara janë: Juventus - Atalanta dhe Bologna - Lazio.
Kupa e Italisë, faza e 1/8-ave:
E enjte, 04 dhjetor 2025
Bologna 2-1 Parma
Lazio 1-0 Milan
Çiftet e fazës çerekfinale:
Juventus - Atalanta
Bologna - Lazio
Inter vs fituesi i Roma - Torino
fituesi i Fiorentina - Como vs Napoli

Në 'Dall'Ara', Bologna përmbysi 2-1 Parmën dhe siguroi një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Miqtë kaluan të parët në epërsi me Benedyczak, por Rowe dhe Castro rikthyen gjithçka në favor të Bolognas. Në çerekfinale Bologna luan kundër Lazios.

Në 'Olimpico-n' e Romës, Lazio fitoi 1-0 kundër Milanit dhe siguroi kalimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Një gol i Mattia Zaccagni në minutën e 80-të i dha suksesin bardhekaltërve të Sarrit. Pasi Milani i mposhti para pesë ditësh për Serie A, Lazio ka 'marrë hak' duke e eliminuar nga Kupa. Në turin e radhës Lazio gjen Bolognan.
Komente










