Milani ka mposhtur me përmbysje 4-2 Torinon pas kohëve shtesë dhe kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në “San Siro” ishte një ndeshje spektakolare me vendasit që kaluan të parët në avantazh me mesfushorin Bonaventura por miqtë nga Torino arritën që të barazonin me Bremer që në pjesën e parë dhe më pas në fraksionin e dytë po me Bremer ,Torino kaloi në avantazh në minutën e 71-të. Stefano Pioli hedh në fushë më pas dyshen Calhanoglu-Ibra dhe Milani do të përmbysë gjithçka.
Turku shënon dygolësh duke u kthyer edhe në hero të ndeshjes. Fillimisht Hakan Calhanoglu barazon në 2-2 në limite dhe më pas realizon një gol të bukur edhe në kohët shtesë. Llogaritë i mbylli Zlatan Ibrahimovic dhe Milani kaloi në gjysmëfinale ku i dhuroi vetes një dopio përballje me Juventusin. Sonte përcaktohet skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës nga dueli Inter-Fiorentina.
Ndërkaq Aston Villa është finalistja e parë e Carabao Cup. Aston Villa mposhti mbrëmë në gjysmëfinalen e kthimit Leicester City 2-1 dhe pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë siguron biletën për në finalen e madhe të “Ëembley”. Në “Villa Park” vendasit morrën avantazhin me Targett por në minutën e 72-të barazoi Iheanacho për Leicester. Goli i fitores dhe i kualifikimit erdhi në fund nga egjiptiani Trezeguet. Sonte përcaktohet finalistja tjetër që do dali në derbi i Manchesterit/ Përgatiti Andi Kapxhiu