'Milani më superior se ne', Conte pas eliminimit: Në qershor vendos nëse largohem! Pioli: E bukur të ëndërrosh fitimin e Champions League

Milan ka prerë biletën si një nga tetë skuadrat më të mira të sezonit në Europë. Kjo pasi kampionët në fuqi të Seria A barazuan pa gola në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8 të Champions League kundër Tottenham. Në Londër kuqezinjtë, ndryshe nga se pritej, kishin më shumë raste se ‘spursat’, por në fund fitorja 1-0 në ndeshjen e parë në Milano i dha kualifikimin për herë të parë pas 11 vitesh në këtë fazë të Championsit.

Pas ndeshjes trajneri i Tottenham Antonio Conte tha se ‘Tottenham kishte një diferencë të madhe me Milanin’, ndërsa la të hapur mundësinë për t’u larguar në fund të sezonit. Sakaq trajneri Pioli i Milanit ishte shumë i lumtur dhe shpreson që ‘edhe skuadrat e tjera italiane, Interi dhe Napoli të kalojnë në këtë fazë’. Ai sqaroi se ‘shpreson të mos përballet me to’, ndërsa saktësoi se ‘është bukur të ëndërrosh për fitimin e Champions League’. Sa u përket lojtarëve të Milan kishte pengje për rastet e shumta të humbura që mund ta kishin mbyllur pa rrezikuar kualifikimin.

Ndërkohë për të dytin sezon me rradhë Paris SG është eliminuar në fazën e 1/8. Kjo sepse francezët u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë fituan 2-0 në ‘Allianz Arena’ dhe kaluan në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Golat e së mërkurës u realizuan fillimisht nga Choupo Moting dhe Gnabry.  

Për rrjedhojë deri më tani janë zbuluar katër ekipe çerekfinalistë të Champions League ku përveç Bayern Munchen dhe Milanit kanë prerë një biletë edhe Benfica me Chelsea-n.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë

Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë