Eliminimi nga Europa League dhe mbyllja e sezonit pa një titull i ka kushtuar shumë Stefano Piolit. Mediet në Itali bëjnë me dije se në fundin e sezonit drejtuesit kuqezinj do largojnë trajnerin nga stoli dhe janë në kërkim të një emri të ri.
Në një sondazh të zhvilluar nga "Sport Mediaset", tifozët e Milan kanë zgjedhur që si pasuesi i Piolit të jetë Antonio Conte, ish-i i Juves, Interit apo edhe i kombëtares së Italisë.
Në Milanello po studiojnë mundësitë, me Conten që pas largimit nga Tottenham është një i papunë luksi dhe rikthimi në "San Siro" këtë herë projektohet me ngjyrat kuqezi.
Pioli nuk po arrin të ndezë 'shkëndijën' e ekipit, me Giroud dhe Leao të "fikur" në dy ndeshjet kundër Romës, që solli edhe eliminimin nga Europa League. Tanimë vendi i dytë i Serie A është në dorë të Milanit, teksa Interi e ka vetëm çështje kohe për të zyrtarizuar titullin kampion të 20-të në Serie A.
Me Milanin që ndan rrugët me Piolin, duket se Conte është në "pole" për t'u rikthyer të trajnojë në Serie A. Për t'u vlerësuar edhe spanjolli Lopetegui që drejton Wolves në Premier League.