Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është në telashe për ndeshjen kundër Spezias në Serie A. Pas Bennacer (të lënduar për shkak të një dëmtimi në gju të pësuar mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e parë kundër Interit) dhe pritjes për Leaon, Stefano Pioli do duhet të heqë dorë nga Krunic dhe Messias në kuadër të ndeshjes kundër Spezias.
Krunic vuan një dëmtim në gjurin e djathtë, teksa Messias ka një lëndim muskulor. Pritet që pas humbjes 0-2 me Interin në ndeshjen e parë të Champions League, Pioli të bëjë rokadë në ndeshjen kundër Spezias, për të qenë të gatshëm në sfidën e kthimit kundër zikaltërve të martën.
Saelemekers pritet nga minuta e parë, ndërsa De Ketelaere dhe Rebic duhet të zëvendësojnë Diaz dhe Giroud, për t'i lënë këta të fundit të qetësohen. Nesër në 18:00 në transfertë, Milan nuk do e ketë të lehtë kundër Spezias.