Në ndeshjen e fundit të javës së 16-të të Serisë A Bologna dhe Milani barazojnë 0-0 dhe marrin nga një pikë që shumë pak u vlen të dyja skuadrave. Në stadiumin “Dall’Ara” rastet e pastra numërohen me gishtat e njërës dorë. Për Milanin ka provuar dy herë Gonzalo Higuain në pjesën e parë por për portierin Skorupski ka qënë një lojë fëmijësh kontrollimi i rrezikut. Bologna e drejuar nga Pippo Inzaghi rastin më të mirë e pati me Palacio por grushtoi Donnarumma ndërsa kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak pasi Bakayoko ndëshkohet me karton të kuq. 27 pikë për Milanin në vend të katërt 2 më shumë se Lazio.
Duhej të vinte java e 16-të e Bundesligës që Dortmundi të pësonte humbjen e parë. Fortuna Dyseldorf fitoi 2-1 ndaj kryesuesve të Dortmundit me golat e shënuar nga Lukebakio dhe Zimmer ndërsa për verdhezinjtë golin e vetëm e shënoi spanjolli Paco Alcacer. Dortmund mbetet në vend të parë me 39 pikë ndërsa Bayerni që është 9 pikë larg ka mundësinë sot në ndeshjen ndaj Lajpcig që të ngushtojë diferencën me kryesuesit.
Portieri i talentuar i përfaqësueses së Kosovës Arijanet Muric i ka dhuruar Manchester Cityt kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës ose sic njihet ndryshe Carabao Cup. Ndeshja Leicester- Manchester City përfundoi në barazim 1-1 me golat e De Bruyne dhe Albrighton ndërsa djemtë e Guardiolës fituan 3-1 tek penalltitë ku 20-vjeçari Muric priti dy të tilla.
Komento