Milani nuk përmbahet as pa Ibrën, likuidon Fiorentinën! Barcelona shkatërron Osassuna-n (VIDEO-Golat)

Milani nuk është vetëm i Ibrës. Ndonëse bomber suedez mungoi për shkak dëmtimi ‘djalli’ se ka falur as Fiorentinën për llogari të javës së nëntë të Seria A duke e mposhtur 2-0.

Në San Siro ekipi i drejtuar nga Bonera, për shkak se Pioli vijon të jetë pozitiv me COVID, zhbllokoi në minutën e 17 me kapitenin Romagnoli. Pa kaluar shumë mesfushori Frenk Kessie do të kthentë në gol një penallti të fituar nga Salsmaker. Për t’u veçuar në këtë takim ishte edhe një tjetër penallti pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, por që këtë herë nuk u realizua dot nga mesfushori i Milanit.

Pas 9 javësh kampionat Milani udhëheq Seria A me 23 pikë, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë. Ndërkohë sot Lazio ka bërë një figurë zhgënjyese në ndeshjen përballë Udinese-s duke humbur me rezultatin 1-3. Në këtë ndeshje u rikthyer pas shumë kohësh në portë portieri i kombëtares Thomas Strakosha që mposhti koronavirusin, por që nuk rezultoi me fat për Lazio-n.

Ndërkohë në La Liga Barcelona  është kthyer te fitoret duke shkatërruar 4-0 Osassuna-n. Braithëaite zhbllokoi shifrat për katalanasit në Camp Nou, ndërsa më pas realizuan me radhë Griezman, Coutinho dhe Lionel Messi.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar