Milani në krizë, Torino fiton me përmbysje 2-1

Milani në krizë, Torino fiton me përmbysje 2-1

Milani harron të fitojë dhe thellon krizën e rezultateve. Torino e përmbysi mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e fundit të javës së 5-të të Serisë A. 2-1 fitojë Torino ndaj kuqezinjve që zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë dhe e mbyllën në avantazh falë golit të Piatek. Polaku ktheu në gol një penallti në minutën e 19-të por Milani pati mundësi për dyfishim rezultati dhe nuk ia arriti. 

Në fraksionin e dytë vendasit surprizojnë duke bërë përmbysjen e madhe. Sulmuesi Andrea Belotti është ai që ngjitet në katedër dhe në 4 minuta hedh Milanin në tapet. Belotti shënon dy gola të bukur në minutat 72 dhe 76 dhe dënon Milanin në humbjen e tretë në 5 ndeshje kampionat ndërsa ngjit Torinon në kuotën e 9 pikëve.

Për trajnerin Marco Giampaolo kjo humbje ishte e pamerituar pasi Milan ii tij zhvilloi një ndehsje shumë të mirë. Për mediat Giampaolo rrezikon pankinën dhe ndeshjen ndaj Fiorentinës të dielën e ka decisive por Paolo Maldini thotë se trajneri nuk është në diskutim. Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim