GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo

GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo

Milani feston golin e Leaos

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi mbrëmjen e së martës dy ndeshjet e prapambetura për javën e 19-të. Milani doli te tri pikët, ndërsa Atalanta dhe Juventusi barazuan 1-1. Këtë të mërkurë në orën 20:45 luhet Inter - Bologna.

Në "Giuseppe Sinigaglia" Como u përmbys 1-2 nga Milani. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa spektakli ishte rezervuar për fraksionin e dytë. Ishte Diao në minutën e 60-të që kaloi në epërsi ekipin e Cesc Fabregas duke shokuar miqtë. Ekipi i Conceiçaos "u zgjua" dhe barazoi me Theo Hernandez në minutën e 71, para se Leao të gjente golin me vlerën e tri pikëve 14 minuta nga fundi i ndeshjes.

Në Bergamo vendasit e Atalantës barazuan 1-1 kundër Juventusit. "Zonja e Vjetër" ka harruar të fitojë dhe këtë sezon në Serie A ka arritur të ketë 13 barazime, më shumë se kushdo. Fakt është se ekipi i Mottas (e ndoqi ndeshjen nga tribuna pas pezullimit me karton të kuq) është ekipi i vetëm që nuk njeh humbje në elitën e futbollit në Itali. Sa i takon ndeshjes bardhezinjtë ishin më kërkues dhe në një rast u ndalën nga milimetrat. Dueli u zhbllokua nga Kalulu, që në minutën e 54 bëri rolin e "bomberit" te Juventusi. Më pas ishte goleadori Retegui që vendosi ekuilibrat në minutën e 78-të. Në këtë duel 90 minuta luajti Berat Gjimshiti, që paçka dëmtimit dhe dhjetë qepjeve mbi vetull pak ditë më parë ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:26
VIDEO/ Juventusi s'di të fitojë, vetëm 1-1 kundër Atalantës! Gjimshiti luan 90 minuta

Në Bergamo vendasit e Atalantës barazuan 1-1 kundër Juventusit. "Zonja e Vjetër" ka harruar të fitojë dhe këtë sezon në Serie A ka arritur të ketë 13 barazime, më shumë se kushdo. Fakt është se ekipi i Mottas (e ndoqi ndeshjen nga tribuna pas pezullimit me karton të kuq) është ekipi i vetëm që nuk njeh humbje në elitën e futbollit në Itali. Sa i takon ndeshjes bardhezinjtë ishin më kërkues dhe në një rast u ndalën nga milimetrat. Dueli u zhbllokua nga Kalulu, që në minutën e 54 bëri rolin e "bomberit" te Juventusi. Më pas ishte goleadori Retegui që vendosi ekuilibrat në minutën e 78-të. Në këtë duel 90 minuta luajti Berat Gjimshiti, që paçka dëmtimit dhe dhjetë qepjeve mbi vetull pak ditë më parë ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë. Të dyja ekipet janë në zonën e Evropës.

Ora 09:25
VIDEO/ Milani merr tri pikë në udhëtim, përmbys 1-2 Comon

Në "Giuseppe Sinigaglia" Como u përmbys 1-2 nga Milani. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa spektakli ishte rezervuar për fraksionin e dytë. Ishte Diao në minutën e 60-të që kaloi në epërsi ekipin e Cesc Fabregas duke shokuar miqtë. Ekipi i Conceiçaos "u zgjua" dhe barazoi me Theo Hernandez në minutën e 71, para se Leao të gjente golin me vlerën e tri pikëve 14 minuta nga fundi i ndeshjes. Me këtë sukses Milani ngjitet në kuotën e 31 pikëve për vendin e shtatë, duke lënë Comon në pozitën e 16-të me 19 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë

Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë