Në Bergamo vendasit e Atalantës barazuan 1-1 kundër Juventusit. "Zonja e Vjetër" ka harruar të fitojë dhe këtë sezon në Serie A ka arritur të ketë 13 barazime, më shumë se kushdo. Fakt është se ekipi i Mottas (e ndoqi ndeshjen nga tribuna pas pezullimit me karton të kuq) është ekipi i vetëm që nuk njeh humbje në elitën e futbollit në Itali. Sa i takon ndeshjes bardhezinjtë ishin më kërkues dhe në një rast u ndalën nga milimetrat. Dueli u zhbllokua nga Kalulu, që në minutën e 54 bëri rolin e "bomberit" te Juventusi. Më pas ishte goleadori Retegui që vendosi ekuilibrat në minutën e 78-të. Në këtë duel 90 minuta luajti Berat Gjimshiti, që paçka dëmtimit dhe dhjetë qepjeve mbi vetull pak ditë më parë ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë. Të dyja ekipet janë në zonën e Evropës.