MILANO, Itali - Milani ka regjistruar një fitore të rëndësishme në “San Siro”, duke mposhtur Fiorentinën me përmbysje 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.
Kuqezinjtë dominuan takimin që nga fillimi, duke kontrolluar lojën dhe duke krijuar disa raste të pastra, por pa arritur të konkretizojnë deri në pjesën e dytë. Kur pritej që Milani të zhbllokonte rezultatin, ishin miqtë nga Firenze që kaluan në epërsi me golin e Robin Gosens në minutën e 55-të.
Megjithatë, reagimi i skuadrës së Max Allegrit ishte i menjëhershëm. Vetëm tetë minuta më vonë, Rafael Leao realizoi një supergol nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.
Portugezi ’vulosi’ fitoren e kuqezinjve në minutat e fundit, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit pas një penalltie të fituar nga Gimenez, duke i dhënë Milanit tri pikë të arta.
Me këtë triumf Milani ngjitet në krye të tabelës së Serie A me 16 pikë, ndërsa Fiorentina mbetet në pozitën e 18-të me vetëm tre pikë.
Po këtë të diel në Serie A u zhvilluan edhe katër takime të tjera. Como mposhti 2-0 Juventusin, Bologna fitoi 0-2 në Sardegna kundër Cagliarit, ndërsa Genoa - Parma dhe Atalanta - Lazio u mbyllën pa gola, pra 0-0.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
43.6%
-
Vit i keq
26.9%
-
Njësoj
29.4%
Vota total: 557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali 'Grande Fratello', Alfonso Signorini nën hetim për dhunë seksuale dhe zhvatje
30 Dhjetor, 18:32
-
Panik në alpet italiane: 4 të plagosur, 100 persona të bllokuar si pasojë e defektit në teleferik (VIDEO)
30 Dhjetor, 16:44
-
Itali/ Përleshje midis shqiptarëve dhe maqedonasve, 11 të arrestuar
30 Dhjetor, 10:57
-
Interi ruan kryesimin e Seria A edhe falë Gjimshitit, reagon mbrojtësi: I kërkoj falje shokëve dhe tifozëve për gabimin (VIDEO)
29 Dhjetor, 11:02
-
VIDEO/ Milani mposht 3-0 Veronën, dy gola nga Nkunku
28 Dhjetor, 14:48
-
GOLAT/ Milani dominon Veronën me tre gola dhe merr kreun e Serie A, fiton edhe Napoli! Mbrëmja mbyllet me Atalanta - Inter
28 Dhjetor, 14:43
-
Frikë para ndeshjes Milan - Verona, një tifoz pëson arrest kardiak duke ngjitur shkallët e 'San Siros'! Ndodhet në gjendje kritike
28 Dhjetor, 14:07
-
Shpërthen vullkani Etna, shtëllungat e tymit mbulojnë qiellin e Italisë (VIDEO)
28 Dhjetor, 13:03
-
VIDEO/ Udinese 'dënon' Lazion në limite, barazim 1-1 në 'Friuli'
28 Dhjetor, 11:46
-
VIDEO/ Shkëlqen Edon Zhegrova, Juventusi fiton 0-2 në Pisa
28 Dhjetor, 11:45
-
GOLAT/ Juventusi fiton me Zhegrovën në fushë dhe merr vendin e tretë në Serie A, Udinese barazon Lazion 'in extremis'
28 Dhjetor, 11:42
-
Shoqatat italiane financuan Hamasin me 7 mln euro, 9 të arrestuar! Sekuestrohen pasuri me vlerë 8 mln euro
27 Dhjetor, 16:36