Santiago Gimenez është zyrtarisht sulmuesi i Milanit. Feyenoord përfitoi 32 milionë euro plus 3 bonuse, me kontratën që është firmosur deri në verën e vitit 2029.
Veç Gimenez, Milani firmosi edhe me Joao Felix, Kyle Walker, Warren Bondo dhe Riccardo Sottil. Ndërkohë drejtori i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic foli në prezantimin e sulmuesit meksikan.
Suedezi deklaroi se sulmuesin e kishin kërkuar që në merkaton e verës, por nuk arritën një marrëveshje.
“Gimenezin e kemi ndjekur prej kohësh. Tentuam ta afronim edhe në verë, por nuk ia arritëm. E rëndësishme është që ai sot ndodhet këtu. Ka cilësi të shkëlqyera. Dita e fundit e merkatos ishte shumë intensive, por e kishin gjithçka nën kontroll.
Dua të falenderoj të gjithë, sepse bënë një punë të shkëlqyer dhe atë që në donim. Bëmë pesë blerje dhe pesë shitje. Ne kemi forcuar ekipin. Çdo lëvizje e bëmë duke folur me trajnerin. Për mendimin tim jemi përmirësuar si ekip, por rezultatet do të flasin vetë.
Kemi pasur shumë ulje-ngritje, por jemi ende i vetmi ekip që kemi fituar një trofe këtë sezon. Milani gjithmonë luan për të fituar. Nuk jemi të kënaqur me situatën aktuale. Duam më shumë, jemi të uritur”, tha Ibra.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.6%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Milani përmbys 2-1 Comon, Verona bën befasinë në Udine! Monza me 'një këmbë' në të dytën
15 Mars, 17:09
-
Ibrahimovicit i del situata nga kontrolli, Igli Tare gjithnjë e më larg Milanit
12 Mars, 16:26
-
Milan dhe Inter ofertë zyrtare për të blerë 'San Siron', pritet stadium i ri
12 Mars, 15:48
-
Juventusi, Thiago Motta flet para ekipit: Është edhe faji im, tani 'luftojmë' më shumë
12 Mars, 15:29
-
GOLAT/ Lazio hap fals, Udinese e ndal 1-1 në ‘Olimpico’! Buzëqesh Juventusi
11 Mars, 11:21
-
GOLAT/ Napoli i përgjigjet Interit, Lukaku gol dhe asist! Roma pesë fitore radhazi, Juventusi turpërohet 0-4 nga Atalanta
9 Mars, 17:26
-
GOLAT/ Interi dhe Milani fitore identike, përmbysin rivalët 3-2! Zikaltërit kalojnë presionin te Napoli
8 Mars, 17:28
-
Krisje totale, Conceiçao sulmon Milanin nëpërmjet zëvendësit! Më pas trajneri bën prapakthehu
7 Mars, 10:26
-
Rikthehet Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?
5 Mars, 16:01
-
Prapaskenat/ Sot një hap larg, pse Igli Tare refuzoi Milanin në verën e 2019-s?
5 Mars, 10:27
-
Zyrtare/ Milani dhe Reijnders zgjasin ‘martesën’ deri në vitin 2030
4 Mars, 15:20
-
Berat Gjimshiti, futbollisti më i mirë i muajit në Serie A
4 Mars, 14:01