Milani thyen Lazion, Sampdoria
shokon Romën, fiton Barça

Milani thyen Lazion, Sampdoria<br />shokon Romën, fiton Barça<br>
Milani arrin një fitore të rëndësishme në “San Siro” duke mundur Lazion 2-1 dhe siguron fitoren e tretë radhazi. Skuadra e Gattuso-s morri një trepikësh vendimtar dhe vijon të ngjitet në klasifikim duke ndjekur vendet që të çojnë në Kupat e Europës. Çdo gjë ndodh në pjesën e parë me Milanin që kalon në avantazh me Cutrone.

Në minutën e 15-të sulmuesi mposht Strakoshën duke u ndihmuar edhe nga krahu por shumë shpjet Lazio barazon me Marusic.

Ishte minuta e 20-të dhe lojtari bardhekaltër me një veprim të bukur individual barazon shifrat. Goli i fitores për Milanin shënohet po me kokë dhe mban firmën e mesfushorit Bonaventura. Në fraksionin e dytë Lazio provon të barazojë, por Milani reziston dhe fiton 2-1.

Sampdoria bën goditjen e madhe të javës së 22-të të Serisë A duke fituar në “Olimpico” ndaj Romës 1-0. Golin e fitores e shënoi sulmuesi Duvan Zapata 10 minuta nga fundi. Roma mbetet -3 nga zona Champions.

Në La Liga publiku i Camp Nou përjeton një mbrëmje frike ndaj Alavesh. Gjithsesi Barcelona e përmbysi ndeshjen dhe e mposhti Alavesh 2-1. Miqtë mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Guidetti-t ndërsa përmbysjen e katalanasve e siguruan fillimisht Luis Suarez që barazoi në minutën e 72-të dhe më pas Leo Messi shpik një tjetër kryevepër duke shënuar direkt nga goditja e dënimit. 57 pikë për blaugranët pas 21 ndeshjesh dhe 11 pikë avantazh nga Atletico e vendit të dytë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti Efraim Raisi, ja lista e pasagjerëve në bord

Iran, incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti Efraim Raisi, ja lista e pasagjerëve në bord