Milani vë në pikëpyetje vendin e katërt, ‘ngec’ në transfertë kundër Parmës

Milani vë në pikëpyetje vendin e katërt, ‘ngec’ në transfertë kundër Parmës

Milani ka humbur një shans të artë për të mbajtur të sigurtë vendin e katërt në “Seria A”, pasi “djalli” në javën e 33 të kampionatit ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Parmës. Në ‘Tardini’ pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 69, Castellijo zhbllokoi shifrat me kokë, duke gëzuar tej mase tifozët e Milanit që kishin udëhtuar në këtë transfertë.

Nga ky moment “djalli” uli ritmin dhe Parma filloi të sulmonte gradualisht, derisa pak para fundit të kohës së rregullt fitoi një goditje dënimi në hyrje të zonës. Ekzekutimin e mori përsipër Bruno Alves, i cili mjeshtërisht la të shtangur Donnarumma-n dhe dërgoi topin në rrjetë. Koha e mbetur në dispozicion ishte e pakët dhe të dy skuadrat në fund ndanë pikët, me Milanin që rrezikon të parakalohet nga Roma.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetër që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca