Franjo von Allmen i Zvicrës dha një performancë fantastike për të fituar titullin e skijimit alpin (Downhill) për meshkuj në zbritje dhe për të marrë medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike Dimërore 'Milano Cortina 2026'.
24-vjeçari përfundoi me kohën 1:51.61 në ‘eventin mbretëror’ të skijimit alpin në Qendrën e Skive Stelvio, me kampionin botëror të vitit 2025 në zbritje që tregoi mjeshtëri në një kurs të konsideruar si një nga më sfidueset në botë.
Italia mori dy medaljet e para, me Giovanni Franzon që fitoi medaljen e argjendtë me kohën 1:51.81 (+0.20) dhe Dominik Paris që siguroi vendin e fundit në podium (bronztë) me kohën 1:52.11 (+0.50).
Favoriti para Lojërave Olimpike dhe dy herë fituesi i Globit të Kristaltë, Marco Odermatt përfundoi jashtë podiumit në vendin e katërt, +0.70 sekonda prapa bashkatdhetarit të tij fitues të medaljes së artë.
Komente











